Para disa ditëve, keqkuptimi me trajnerin Antonio Konte par shkak të një zëvendësimi, u duk sikur solli një “krisje” me Lautaro Martinez.

Mirëpo, sulmuesi dhe trajneri sqaruan gjithçka me një ndeshje “boksi” në ambientet e qëndrës stërvitore dhe kështu harmonia u rikthye sërish. Edhe vetë Lautaro, konfirmon sërish se nuk mendon asnjë vend tjetër ku mund të jetë përveç Interit.

“Jam shumë i lumtur që jam te Inter, edhe më shumë tashmë pas këtij titulli që mungonte prej vitesh. Po përjetojmë një moment të mrekullueshëm, e unë nuk mund të mendoj asnjë vend tjetër ku mund të jem”, u shpreh Lautaro