Lorenco Vila: Dëshiroj ta shoh Teutën kampione

23/02/2021 - 12:22

Lorenco Vila është shndërruar në personazhin kryesor këtë javë te Teuta. Të shtunën në ndeshjen kundër Tiranës, bomberi shënoi një gol në minutën e 20-të duke sigluar tri pikët për blutë.

Tri pikë të arta falë golit të sulmuesit durrsak dhe Teuta e sheh veten në vendin e dytë. Lidhur me momentin e shkëlqyer që po kalon, Vila rrëfeu për formën që po kalon.

Shënuat një supergol që është i rëndë në peshë, pasi vlen tri pikë dhe afrim me Vllazninë…

Jam shumë i lumtur për golin, por më i lumtur jam për 3 pikët. Falënderoj gjithë ekipin, në veçanti Dejvi Bregun, për atë asist të mrekullueshëm që më dha. Ai e kuptoi lëvizjen time dhe më dha një top të shkëlqyer. Trajneri Martini ma kërkon shumë këtë veprim që të futem mes 2 qendërmbrojtëseve.

Cili është objektivi i Teutës në takimet në vazhdim?

Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi marrë tri fitore radhazi. Duhet të harrojmë ndeshjen me Tiranën dhe të jemi të vëmendshëm në dy ndeshjet që vijnë.

Dikur, kur ishit pjesë e akademisë Teuta dhe qëndronit si çdo fëmijë pas portës, cila ishte dëshira më e madhe?

Dëshira ime më e madhe duke nisur që nga fëmijëria ka qenë që ta shoh ekipin tim të zemrës, Teutën, kampione. Tani që jam vetë në fushë, shpresoj ta arrij ëndrrën e fëmijërisë.

Kush ishte lojtari që donit t’i ngjasonit kur ishit i vogël?

Që në fëmijërinë time idhulli im ka qenë edhe vazhdon të jetë një nga lojtarët me spektakolarë të dekadës së fundit, Kristiano Ronaldo.

Cila është skuadra me të cilën ëndërroni të luani një ditë?

Po, ç’është e vërteta po kaloj një moment të mirë dhe të bukur te Teuta, sidomos këtë vit që shpresoj të dalim kampion. Shpresoj të bëj hapin e madh, por nuk dua të nxitohem, pasi ka shumë kohë për këtë.

Cili është njeriu që ju ka qëndruar më afër?

E gjithë familja ime më qëndron afër edhe nuk lë ndeshje timen pa parë. Po në veçanti babai im më qëndron afër, gjithë kohës.

Tirana është skuadra që i shënoni rregullisht. Mendoni se është çështje fati apo motivoheni më tepër kundër tyre?

(Qesh) Nuk e di nëse mund ta cilësoj të tillë, por di të them që ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Jam pa diskutim shumë i kënaqur, se Tirana është një ndër skuadrat pretendente dhe fitorja ndaj tyre, me golin e tim, më bën që të jem i gëzuar. Aq më tepër, kur ne jemi afruar me kreun falë kësaj fitoreje.

Po shënoni rregullisht ngaqë është përmirësuar forma juaj apo Teuta ka diçka… të veçantë?

Kemi bërë ndeshje të mira. Është një skuadër që ka investuar shumë. Jo vetëm tek unë, por në këtë ekip ka shumë futbollistë cilësorë. Unë po shënoj, pasi me të vërtetë që jam furnizuar shumë me topa në zonë. Si nga krahët, por edhe me lojë, kemi prodhuar shumë raste. Normalisht që, si çdo sulmues, unë kam dëshirë të shënoj sa më shumë dhe ndihem mirë kur shtohet numri i golave. Kam gjetur veten në këtë ekip.

A është kjo forma më e mirë juaja në karrierë?

Po, mund ta them se jam në momentin më të mirë të karrierës. Po luaj në çdo ndeshje dhe si sulmues, për të cilin golat janë të rëndësishëm, unë fatmirësisht po shënoj rregullisht.

Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Secili nga ne ka një ushqim të preferuar, frutat, perimet dhe peshku më pëlqejnë shumë dhe i konsumoj në përditshmëri.

Kur keni kohë të lirë, si e kaloni? Çfarë ju pëlqen më tepër?

Shpenzoj pak nga koha e lirë, duke lexuar ndonjë libër, por edhe ndonjë pasdite dal dhe konsumoj një pije me shoqërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dëmtimi në ndeshjen ndaj Romës një javë më parë bëri që Zlatan Ibrahimovic të mos vihej në dispozicion të Stefano Piolit gjatë kësaj jave

Diego Maradona u nda nga jeta në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të një arresti kardiak në moshën 60-vjeçare.

Zlatan Ibrahimoviç, në moshën 39 vjeç, do të rikthehet në ekipin kombëtar të Suedisë.

Arsenali e ka të vështirë të afrohet me zonën europiane.

Në fund të këtij edicioni, veç kampiones, tri skuadrat e tjera shqiptare nuk do të garojnë për Europa Ligën, por Konferencë Ligën.

Pavarësisht se do të vazhdojë të qëndrojë në Europë edhe kur të “varë këpucët në gozhdë”, Luis Suarez ka investuar në vendin e tij të lin

Vera ishte e gjatë për Dejvi Bregun, pothuajse si një telenovelë që kërkonte një fund të lumtur në merkato, por fundi i lumtur nuk erdhi

Suning Group duhet të gjejë një zgjidhje për të zgjidhur probleme financiare që Interi ka.

Barazimi i beftë në transfertën ndaj Sassuolos, me një penallti naive të shkaktuar nga mbrojtësi grek Kostas Manolas në sekondat e fundit

Tifozët e Milanit dhe Interit sfiduan pandeminë në 21 shkurt, pasi mijëra prej tyre u grumbulluan para stadiumit “San Siro” në prag të de