Lorenco Vila sezonin e ardhshëm do të luajë në Turqi, te Menemenspori. Kështu pretendojnë mediet turke, që citojnë edhe zyrtarin e këtij  ekipi, Recep Ersoy: “Lorenco Vila është një futbollist cilësor si 23-vjeçari Nigerian, Bernard Bulbwa, të cilin e transferuam së fundmi.”

Skuadra nga Izmiri ka arritur marrëveshjen me 21-vjeçarin e Teutës, i cili gjatë këtij sezoni tundi 11 herë rrjetat e rivalëve. Gjithsesi, nuk zbulohen detajet rreth akordit apo shumës që do të mund të përfitojë Teuta.

Talenti durrsak do t’u bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë për këtë skuadër në Ligën e Parë të Turqisë, dy ish-futbollistëve të Laçit, Gentian Selmanit dhe David Domgjonit.