Reali i Madridit mposhti mbrëmjen e djeshme Betisin me rezultatin 1-2 në një sfidë ku nuk mungoi tensioni. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Mark Bartra, i cili tashmë është pjesë e Betisi, pati një zënkë gjatë lojës me talentin e Realit Vinicius JR.

Në prononcimin pas ndeshjes për mediat spanjolle mbrojtësi ka zbuluar se futbollisti madrilen e ka quajtur atë bir k**ve pasi Bartra i kishte kërkuar të mos stimulonte.

“I kam thënë atij disa herë që të ngrihet në këmbë, ai ishte i shtrirë në tokë gjatë tërë kohës dhe ai më fyeu. Ai më quajti tri herë bir k***e, ai e mbante mend nënën time. (qesh). Ai është shumë i ri dhe duhet të mësojë nga bashkëlojtarët e tij, të cilët i njoh”, u shpreh Bartra.