Aventura e Eros Grezdës me skocezët e Rejnxhërs duket se ka marrë fund, teksa tashmë lojtari do të rikthehet përsëri te kroatët e Osijek.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, pas një viti e gjysmë në radhët e Rejnxhërs, Grezda do të largohet nga skocezët pasi është arritur marrëveshja për rikthimin tek Osijeku.

Ishin pikërisht këta të fundit që e transferuan lojtarin në ekipin që drejtohet nga Stiven Zherard për shumën e 2 milionë eurove, por aventura e shqiptarit me ta nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për shkak të disa problemeve që kishte pasur me ekipin e të rinjve, ku pështyu kundërshtrain, Zherard u mërzit shumë me shqiptarin dhe dëshironte largimin e tij.

Tashmë karriera e Grezdës do të vazhdojë në Kroaci, më Rejnxhërs që do të kenë edhe një përqindje fitimi, në rast se Osijeku vendos ta shesë në të ardhmen.