Messit “i mungojnë” 46 euro në minutë, të arrijë pagën minimale mujore në Shqipëri

07/12/2017 - 14:31

Kur detajet stratosferike të kontratës së re të Lionel Messit me Barcelonën u publikuan pak ditë më parë nga e përditshmja spanjolle “El Mundo”, shifrat përbënin një sensacion. Kontrata e nënshkruar në nëntor, pas spekulimeve disamujore mbi të ardhmen e tij, ndoshta edhe për shkak të krizës politike në Katalonjë më shumë sesa për negociatat financiare, do ta mbajë “pleshtin” të lidhur me ekipin “blaugrana” deri në vitin 2021, me opsion për një tjetër vit.

Asokohe të bënte përshtypje se Messit iu dhanë 100 milionë euro kompensim për shkak të problemeve që i lindën pas dënimit nga gjykatat spanjolle për evazion fiskal. Përveç kësaj, ai do të fitojë edhe 70 milionë euro në vit nga paga, por privilegji më i madh është menaxhimi ekskluziv prej tij i të drejtave të imazhit.

Kostoja totale që do të përballohet nga Barcelona është 450 milionë euro, ndërsa Messi do të paguhet kështu 70% më shumë sesa kontrata aktuale e Cristiano Ronaldos me Realin e Madridit, por vetëm 4 milionë euro në vit më pak sesa sheikët e Paris SG paguajnë brazilianin Neymar.

Në një klasifikim momental, Messi lë pas disa sportistë të famshëm të botës nga sporte të ndryshme, si Stephen Curry që fiton 40.5 milionë euro në vit, apo edhe Fernando Alonso që merr plot 37.7 milionë euro në vit.

Por sa fiton Messi në muaj, në ditë, në orë, minutë e madje edhe sekondë? Me shifrat e publikuara përllogaritet që ylli argjentinas të sigurojë 2.2 euro në sekondë, apo 133 euro në minutë, një shifër që është vetëm 46 euro më pak sesa paga minimale e një punonjësi shqiptar sipas ligjeve shqiptare në fuqi (24.000 lekë në muaj). Një orë “punë” për Messin i siguron atij 8.035 euro të ardhura, ndërsa një ditë “punë” rreth 193 mijë euro. I duhet vetëm pak më shumë “sforco”, që argjentinasi të sigurojë 1.35 milionë euro në javë, ose 5.8 milionë euro në muaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori humbi jetën në hot

Talenti 14-vjeçar i Dinamo Bedgrove, Luka Kampanaro ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundër

Chelsea ka pezulluar 4 tifozë, duke mos i lejuar ata të ndjekin ndeshjet e “bluve” të Londrës, që po zhvillojnë një hetim mbi pretendimet

Pritjes së Gianni De Biasit, për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje duket se po i vjen fundi.

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra tjetrës në kualifikueset e Euro 2021.

Gjyqtari Klajdi Kola dhe ndihmësit e tij të shumtë në fushë e kaluan pa ndëshkim përplasjen fizike gjatë lojës mes kapitenit të Teutës, T

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, vazhdon të jetë në qendër të merkatos për sa i përket të ardhmes.

Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit.

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron

Vetëm pak muaj në Itali dhe Kristiano Ronaldo duket një italian i vërtetë, sikur ka një jetë që luan te Juventusi, sepse është ambientuar