Stefano Pioli kthehet në pankinën e Milanit! Tekniku i “Djallit” ka kaluar plotësisht koronavirusin së bashku me asistentin e tij Xhakomo Mureli.

Lajmi i mirë u dha nga klubi kuqezi në faqen zyrtare.

Jo vetëm kaq, por Pioli do të drejtojë nga pankina nesër skuadrën në përballje me Sëlltikun. 55-vjeçari qëndroi prej ditësh në izolim teksa u infektua me koronavirus. Megjithatë, skuadra vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa kryeson Serinë me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë.

Gjatë mungesës së tij, Milanin e drejtoi Daniele Bonera.