FSHF ka bërë të ditur çmimet e biletave për miqësoren që kombëtarja jonë do të luajë më 10 tetor në “Elbasan Arena” me Jordaninë. Biletat do të shiten jo vetëm në kryeqytet por edhe në pika të tjera në Durrës e Korçë.

Ja njoftimi i FSHF-së:

Ka nisur shitja e biletave fizike për ndeshjen miqësore, SHQIPËRI-JORDANI , e cila do të luhet në datën 10 tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Federata Shqiptare e Futbollit ofron gjithashtu promocionin unik “Vishu Kuqezi”: Biletë + Bluzë “EURO 2016” duke filluar nga 3.800 lekë.

Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa ditësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun përkatës bileta.fshf.org. Njihuni me pikat e shitjes dhe çmimet e biletave përkatëse. 

Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara: 
Tiranë- Dyqani FSHF, Rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00
Tiranë – Biletaria prane stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00
Durrës- Biletaria prane stadiumit Niko Dovana/ hapur prej date 5- 10 tetor/ Ora 09:00-13:00
Korçë- kancelaria përballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të diel/ Ora: 09:00-21:00