“Do vish te ne, nuk ke punë te Reali i Madrdit” kanë qenë pak a shumë këto fjalët që Lionel Messi i ka thënë Neymar menjëherë sapo është zbuluar interesi maksimal i Los Blancos për brazilianin. 5 herë fituesi i Topit të Artë e ka të pamundur të pranojë që një ish-i Barçës me të cilin ka ndarë momente lavdie dhe zhgënjime të jetë në krahun tjetër të El Classicos dhe jo me fanellën blaugrana.

E përditshmja madrilene “Marca” ka zbuluar se ka pasur një telefonatë mes numrit 10 të katalanasve dhe sulmuesit të PSG dhe argjentinasi ka qenë i qartë në fjalët e tij.

Në çastin kur në vitin 2017 Neymar u largua në drejtim të PSG u përfol se një nga arsyet ishte Messi dhe fakti që te Barça “La Pucla” do të ishte gjithnjë violina e parë, por koha ka treguar se nuk ka pasur asnjë krisje mes të dyve, përkundrazi kanë një mardhënie mjaft të mirë shoqërore së bashku edhe me Suarez.

Për hir të së vërtetës të paktën duke iu referuar mediave ndërkombëtare, edhe dëshira e 27-vjeçarit është të rikthehet tek azulgranët dhe jo të nënshkruajë me klubin 13 herë kampion të Europës.

Për të kënaqur edhe vetë futbollistin po përflitet orët e fundit që PSG është duke diskutuar me Barcelonën dhe akordi për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” nuk është shumë larg konkretizimit.