Një trajner është gjithmonë në diskutim pas humbjeve, por me sa duket edhe pas fitoreve, sidomos kur ata janë shumë të thella.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku trajneri i Inviktasauro, formacion të rinjsh që merrte pjesë në kampionatin e 15-vjeçarëve, është shkarkuar nga puna pasi ka fituar 27-0 ndaj Marina.

Presidenti i klubit, Paolo Brogelli dhe të gjithë drejtuesit e tjerë, kanë vendosur thuajse unanimisht për largimin e tij, duke i kërkuar falje kundërshtarëve.“Kemi mësuar me çudi dhe keqardhje rezultatin e ndeshjes me të cilën skuadra jonë fitoi me 27 gola ndaj Marina.

Kushtet dhe vlerat në futbollin e të rinjve, janë të kundërtat e gjërave të tilla, kundërshtari duhet respektuar gjithmonë dhe sot, kjo nuk ka ndodhur. Si president, i kërkoj falje klubit të Marina dhe të gjithë ambientit sportiv, komunikoj se bordi ynë ka vendosur unanimisht shkarkimin e zotit Riçini.

Trajnerët tanë duhet të kenë detyrën të trajnojnë, e sidomos te edukojnë djemtë. Sot, kjo nuk ka ndodhur”, ishte komunikata e presidentit të klubit.