Një episod special që shkaktoi habinë e të gjithëve,  u regjistrua në sfidën mes Mançester Junajtid dhe Njukastëllit e vlefshme për Premier Ligën angleze.

Protagonist ishte portieri rezervë i “djajve të kuq”, Li Grant, i cili u shfaq duke bërë detyrën e gjyqtarit të katërt në minutën e 88-të të sfidës, kur trajneri Solskjaer vendosi të aktivizonte Huan Matën dhe të riun Shola Shoretire.

Në këtë moment, tabela që sinjalizon zëvendësimet u ngrit nga portieri Li Grant dhe jo nga gjyqtari i katërt siç ndodh zakonisht.

Arsyeja e përfshirjes së Grant, është kufizimi rreth pandemisë, që do të thotë, se një pjesëtar i stafit të klubit përkatës që kryen zëvendësimin duhet të mbajnë vetë tabelën digjitale, duke e kufizuar numrin e njerëzve që e prekin me dorë atë. 

38-vjeçari, Li Grant është pjesë e “Djajve të Kuq” nga viti 2018 kur iu bashkua Mançesterit nga Stok Siti.