Më në fund stadiumi “Niko Dovana” i qytetit të Durrësit do të jetë gati, madje të shtunën aty do të luhet edhe kryendeshja e javës, ajo mes Teutës dhe Tiranës.

Janë dy ekipe që këtë sezon luftojnë për titullin kampion. Kujtojmë që tri javë më parë, në impiantin e “Niko Dovanës” nisën punimet, ashtu si në Ballsh dhe Shkodër për mbjelljen e barit dhe rinovimin e fushës.

Por, tashmë stadiumi është gati dhe aty do të luhet sfida me bardheblutë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë klubi durrsak, ndërsa nga sa mësohet pritet që të ketë një organizim edhe nga ana e tifozëve duke parë edhe pretendimet e skuadrës këtë sezon.