Pas fitores së thellë ndaj Aston Villas, Manchester City nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë si mysafir i Norwich Cityt, duke barazuar pa gola 0:0. Skuadra e Manuele Pellegrinit nuk e ka shfrytëzuar ndeshjen e mbetur për ta kaluar në renditje Arsenalin.

Edhe përkundër se City kishte shumë raste në këtë takim, ata nuk arritën ta qojnë topin në rrjetën e kundërshtarit.Pas këtij barazimi City mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 51 pikë, një pak se Arsenali e nëntë më pak se pozita e parë që e mban Leicester City.