Mbrëmjen e djeshme, Marash Kumbulla debutoi me fanellën e Romës dhe paraqitja ishte nga ato dinjitozet.

Përballë mbrojtësit të kombëtares ishte Juventusi, teksa në fushë ishte Ronaldo me shokë. Por, kjo nuk e bëri aspak të ndrojtur 20-vjeçarin që kontribuoi për të ndalur bardhezinjtë me rezultatin 2-2.

Në vlerësimet pas ndeshjes nga ana e Eurosport bie në sy se nota e Marash Kumbullës (6.5) është më e larta në repartin difensiv të Romës, ndërsa nga ana tjetër vetëm Danilo (7) vlerësohet më shumë se shqiptari.

Kumbulla, 6.5- “Provon që mund të thotë fjalën e tij edhe në një skuadër të madhe. I sigurt, i kujdesshëm, ndonjëherë me pak hezitim”, ishin fjalët e Eurosport për ndeshjen e zhvilluar nga Kumbulla.