Teuta është një nga skuadrat më simpatike të krijuara në këtë sezon futbollistik. Ekip durrsak ka arritur të prodhojë lojë duke marrë edhe rezultate. Ditën e djeshme, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi arriti të fitojë 2-0 në Kupë kundër Tërbunit.

Duke mos diskutuar në asnjë moment fitoren, “Djemtë e Detit” kanë objektiva të qartë për këtë sezon futbollistik. Trajneri Shkëmbi ka deklaruar se skuadra e tij nuk do të luftojë vetëm në Superiore, por synim është edhe Kupa e Shqipërisë.

Kësisoj, durrsakët duhet të shtrëngojnë dhëmbët për të arritur objektivat e klubit. Organika është, cilësitë janë, tashmë mbetet vetëm të punojnë intensivisht.