Sfida ndërmjet Sivassporit dhe Besiktasit në Superligën turke të futbollit dhuroi një ngjarje mjaft të rëndë.

Portieri i vendasve të Sivassporit, Mamadou Samassa, luftoi për jetën, pasi humbi ndjenjat dy herë brenda pak minutave. Minuta e 45'+2' e ndeshjes mund të ishte fatale për të, pasi përplasja me futbollistin kundërshtar Tyler Boyd e la në vend.

Gardiani doli për të grushtuar topin, por u shemb përdhe nga goditja që mori. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe shmangu rrezikun, por frika ishte e madh për jetën e tij.