Teuta është e para në renditje me gjashtë pikë të plota dhe në Durrës nuk e kishin menduar që do merrnin kaq pikë, por presidenti Edmond Hasanbelliu tashmë do edhe një fitore tjetër në sfidën me Flamurtarin ditën e diel.

Numri një i klubit durrsak, ka dhënë së fundmi një intervistë se pret shumë nga mesfushori Anel Dediç dhe Onieka Osemene, ndërkohë që zbulon edhe pengun e merkatos.

“Pengu i vetëm që kam nga merkatoja është mbrojtësi i majtë slloven, Milan Kociç. Ramë parimisht dakord, por më pas gjithçka u zbeh, pasi lojtari firmosi në një klub çek”, -ka thënë Hasanbelliu mes të tjerash.