Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Plani i Perezit alarmon FIFA-n, klubet e “SuperLigës” kërcënohen me përjashtim

22/01/2021 - 13:57

Sapo u zbulua plani i presidentit të Napolit, Florentino Perez (nga The Times), erdhi menjëherë paralajmërimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Në komunikatën e institucionit më të lartë të futbollit botëror, dukej qëndrimi pro 6 konfederatave kontinentale, që kundërshtonte projektin e SuperLigës.

Klubet dhe lojtarët që do të tentojnë të marrin pjesë në këtë kompeticion (projekt i klubeve të mëdha në Europë), do të përjashtohen nga çdo aktivitet zyrtar, Kupa dhe Botëror.

Një paralajmërim drejtuar veçanërisht presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, e pas tij klubeve të tjera që synojnë të jenë pjesë e këtij projekti (mes tyre edhe klubet italiane Juve, Inter e Milan).

Sikurse shkruan sot “La Repubblica”, projekti i Florentino Perezit ka si model Euroligën e basketbollit:5 skuadra të kualifikuara në fushë dhe 15 themelueset e regjistruara, me të ardhura të garantuara 350 milionë euro për çdo shoqëri të përzgjedhur.

Por cilat janë këto 15 “të përzgjedhurat”? Bëhet fjalë për emrat të rëndësishëm të futbollit anglez si United, Liverpool, City, Arsenal, Chelsea e Tottenham; tri spanjollet, Real, Barcelona e Atletico Madrid), tri italianet, Milan, Juventus e Inter; dy gjermanet Bayern e Dortmund); një franceze, PSG.

Ndeshjet do të zhvilloheshin në mesjavë me skuadrat që do të ndaheshin në dy grupe me nga 10 ekipe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.