Plas te Barcelona, liderët debate në autobus pas humbjes së Kupës

26/05/2019 - 18:24

umbja e Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit (1-2 ndaj Valencia) ka lënë një shije të hidhur te lojtarët. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, yjet e këtij ekipi, liderët dhe veteranët Lionel Messi, Gerard Pique, Luis Suarez si dhe Pepe Costa (miku i ngushtë i “pleshtit”), janë përfshirë në një debat të ashpër.

Ky debat ka ndodhur në autobusin që çonte lojtarët e skuadrës “blaugrana” nga stadiumi i finales deri në aeroport. Madje Messi dhe Pique kanë vijuar debatin edhe 10 minuta pasi autobusi ka mbërritur në aeroport.

Duket se është zhvilluar një “mini-mbledhje” urgjente mes disa “peshave të rënda” të ekipit katalanas, që e mbyllën sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme: Eliminim me përmbysje nga Liverpool në gjysmëfinalet e Champions League dhe humbje e finales së Kupës së Mbretit.

Katër protagonistët kanë zënë vendet në fund të autobusit dhe kanë diskutuar mes tyre me tone të ashpra, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ka bërë zë.

Sipas dëshmitarëve, debati ka zgjatur më shumë se 20 minuta dhe intensiteti e tonet ishin tepër të larta.Debati vijoi edhe pasi lojtarët e tjerë kishin zbritur nga autobusi dhe prisnin të niseshin me avion për në Barcelonë. Për këtë arsye, nisje e avionit u shty me 10 minuta, pasi Messi dhe Pique vijuan diskutimet “kokë më kokë” në autobusin bosh.

Kjo situatë pritet të sjellë një revolucion të skuadra e Barcelonës, me shumë personazhe “big” që mund të sakrifikohen gjatë merkatos së verës. Duke nisur nga trajneri Valverde e deri tek shumë kampionë, që këtë sezon dështuan. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar.

Pas pauzës për shkak të Kombëtareve, do të rikthehet këtë fundjavë Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohen përballjet e javës së 13-t

E godet topin me aq forcë sa mundej, por këput një ndriçues në tribunë, që për pak mund të kishte shkaktuar ndonjë viktimë mes tifozëve.

Ka luajtur që në fëmijëri te Vllaznia dhe kontributi i tij nuk do të harrohet, por Uendi Vecaj tashmë luan për Teutën.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja!

Kosova dhe Anglia zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit kualifikuese, aty ku anglezët arritën të fitonin me rezultatin 0-4.

Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatën kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca.

Në takimin Juventus-Milan, më shumë sesa fitorja që u mundësoi bardhezinjve kthimin në majën e renditjes, u komentua zëvendësimi i Kristi

Mediat franceze kanë shkruar se mbrëmjen e djeshme është vërshëllye himni i Francës në shenjë proteste për shkak të incidentit që ndodhi