Sherif Kallaku, do largohet nga Teuta pas këtij sezoni, teksa do të vazhdojë karrierën e tij te Lokomotiva e Zagrebit. Kallaku është shprehur se i vjen mirë që po largohet në një kampionat më të madh, por duke lënë gjithashtu edhe një shije të mirë në Durrës.

“Teuta e kishte si projekt që të shpallej kampion, por kishte edhe synim që të sillte në Durrës një trofe. Jam shumë i lumtur që sollëm një trofe në Durrës. Shpresoj që Teuta të ketë vazhdimësi dhe të vazhdojë me suksese. Në Shkodër ka qenë 2-0 dhe në besuam që edhe me një gol dhe i lumtur që arritëm këtu. Jam shumë i lumtur për hapin   e madh që do bëj, por edhe për faktin se kam lënë një shije të mirë këtu. Shpresoj që të kem një karrierë të suksesshme tani dhe në të ardhmen pse jo të rikthehem këtu. Zgjodha një kampionat të fortë, një vend ku është një trampolinë shumë e mirë për mua. Do punoj fortë për të ecur sa më shumë, pasi dëshira e madhe është të ec para dhe të rritem.”, u shpreh Kallaku.