Interi po punonte për të larguar Mateo Politanon nga skuadra. Italiani ka rënë dakord, por me një kusht, që të transferohej në Romë. Megjithatë, kjo gjë duket se ka qenë e pamundur për t’u realizuar nga drejtuesit zikaltër pas dështimit në tratativën me Spinacolën. Por, ish-lojtari i Sasuolos ka ndërruar mendje disa orë më pas dhe pasdite i ka thënë “po” largimit në një skuadër tjetër.

Napoli kishte shfaqur interes për lojtarin, duke i bërë një ofertë atij. Ky i fundit ka pranuar një kalim te bardhekaltrit në ditët në vazhdim. Ndërkohë, Interi po mundohet që të shfrytëzojë këtë takim me drejtuesit napolitan për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm të Dris Mertensit në Milano.

Belgut i skadon kontrata në fund të sezonit dhe gjasat që ai të rinovojë me italianët janë të pakta. Kështu, zikaltrit duan të përfitojnë nga ky moment, duke ua rrëmbyer sulmuesin napolitanëve në qershor.

Mertens pëlqehet shumë nga Antonio Konte. Ky i fundit i ka bërë një kërkesë personale Bepe Marotës për ta pasur në skuadër. Kujtojmë se belgu është edhe shok skuadre në kombëtare me sulmuesin Romelu Lukaku që erdhi në fillim të sezonit nga skuadra e Mançester Junajtid.