Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Gardiani i skuadrës shqiptare, Bylisit, Isli Hidi ka realizuar dy gola në katër javët e para në kategorinë superiore dhe momentalisht renditet i dyti në tabelën e golashënuesve pasi 3 lojtarët Fili, Halili dhe Shkurtaj janë me nga 3 gola.

38-vjeçari ka realizuar kundër dy skuadrave të mëdha të Shqipërisë, Kukësit dhe Skënderbeut.Të dy golat Hidi i ka shënuar nga penalltia.