Princi i Arabisë Saudite Mohammed Bin Salam u përfol se është duke negociuar me pronarët e Manchester United, amerikanët e Glazers për ta blerë klubin anglez për 3.8 miliardë paund. 

Këto zëra u hodhën poshtë nga media pranë ministrit arab duke theksuar se raportet e dala deri tani në lidhje me blerjen e klubit anglez nga Bin Salman janë kompletisht të pavërteta.

“Manchester United mbajti një mbledhje me Fondin Publik të Investimeve të Arabisë Saudite për të diskutuar për një mundësi sponsorizimi. Asnjë marrëveshje nuk është materializuar”, sqaroi më tej njoftimi i institucionit arab.

Kujtojmë që pronarët aktual të “Djajve të Kuq”, amerikanët e Glazers e kanë blerë klubin për 790 milionë paund në vitin 2005 dhe kanë shpenzuar mbi 1 miliardë paund deri tani në rritjen e klubit