Mund të kemi një shkëmbim të bujshëm në aksin Manchester-Madrid në merkaton e kësaj vere. Reali i Madridit vazhdon të këmbëngulë për të marrë shërbimet e Paul Pogba, të cilin trajneri Zinedine Zidane e dëshiron me çdo kusht në skuadrën e tij dhe duke parë kërkesat e larta financiare që kanë Djajtë e Kuq për të lënë të lirë mesfushorin francez. Duke iu referuar mediave të ndryshme drejtuesit e Realit po projektojnë një shkëbim të bujshëm.

Los Blancos për të mos nxjerrë nga llogaria e tyre shumën e  150 milionë euro që kërkon Manchester United për Pogba, janë gati të vendosin në pjatë kartonat e sulmuesit Gareth Bale dhe mbrojtësit Raphael Varane, dy lojtarë të cilët pëlqehen nga 20-herë kampionët e Anglisë dhe janë kërkuar në disa raste në merkato nga United.

Nëse Solskjaer jep ok-in atëherë ky shkëmbim i bujshëm mund të realizohet me sukses.