Dakord, nuk triumfoi dot në atë kompeticion për të cilin erdhi. Por sezoni i parë i Cristiano Ronaldos në Torino nuk mund të konsiderohet kurrsesi i dështuar.

Portugezi ridimensionoi markën e klubit ndërkombëtarisht, edhe pse numerikisht shifrat thonë se bëri sezonin më të dobët të 10 viteve të fundit.

Këtë sezon ai luajti 42 ndeshje në total (3556 minuta mes kampionatit, Champions-it, Kupës dhe Superkupës së Italisë) duke shënuar 28 gola, një rezultat më i dobët në krahasim me ato 9 vitet që kaloi në Madrid.

Por sezoni nuk ka përfunduar. CR7 ka ende ndeshjen kundër Atalantës dhe Sampdorias për të realizuar të paktën 5 golat që i duhen për të barazuar rezultatin më të keq të 10 viteve të fundit.