Klubi gjerman i Verder Bremer, ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë, për t’u stërvitur në grupe që nuk i kalojnë 4 lojtarë.

Të gjithë lojtarët, përfshirë këtu edhe Milot Rashicën, duhet të jenë të kujdesshëm që të ruajnë në çdo rast distancën minimale prej 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Mirëpo një nga rregullat më të veçanta është ajo e “selfie”-ve. Futbollistët e Vederit janë të ndaluar që të kryejnë “selfie” me tifozët e klubit, që qëndrojnë pranë qendrës stërvitore.

Nëse këto rregulla shkelen, atëherë Verder Bremen mund të penalizohet rëndë dhe mund t’u hiqet leja për t’u stërvitur.