Teuta në vend të dytë, Teuta me një mjeshtër porte si Isli Hidi që përjeton rininë e dytë, Teuta me eksperiencë për të shitur në mbrojtje me Osmanin, Arapin e Bicajn, Teuta me një mesfushë me muskujt e Sidibe shpejtësinë e Kamara e talentin e Kallakut, por ndërkohë aspak për të mos u nënvlerëzuar është prezenca e dy bomberave me golin në gjak, Amadu Latif dhe Tomislav Busic, të dy janë sulmuesa potentë, 9-sha të pastër, por në kampin bregdetar Bledi Shkëmbi nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëjetesës njëherazi në fushën e blertë.

Diçka që mbetet për t’u parë, deri më tani Latif nuk ka luajtur si titullar për shkak të vonesës në fazën përgatitore, është preferuar nga stoli me Busic që ishte titullar ndaj Kukësit, në disavantazh Shkëmbi e hodhi në fushë bashkë me kroatin, dhe eksperimenti pavarësisht se nuk shënoi asnjëri prej të dyve ishte i suksesëshëm. Deri në momentin e futjes së Latif, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti meritonte notën 10 në mbulimin e Busic, një mbulim një për një, personal, duke mos i lejuar pothuajse asgjë kroatit, futja e Latif çoi në një farë mënyrë në vështirësi mbrojtjen e veriloindorëve, me Shametin e Cuculin që ju dyfishua puna, duke krijuar ndoshta edhe vështirësi orientimi me dy pika referimi të ndryshme.

Golat erdhën nga Progni dhe Arapi, por ndërkohë prezenca në fushë njëkohësisht si e Latif dhe Busic e kishte kruijuar përshtjellimin në mbrojtjen e Kukësit. Sinjali i parë ishte i suksesshëm edhe pse bëhet fjalë vetëm për një sinjal, pyetja nëse Busic dhe Latif mund të luajnë njëkohësisht pa i shkelur këmbët njëri-tjetrit në zonë për shkak të karkteristikave të njëjta mbetet, por nëse eskperimenti për të bashkëjetuar në të njëjtin formacion del me sukses, atëherë do të jetë me vërtet problem për mbrojtjet kundërshtare.