Stefano Sensi, mesfushori i Interit, është detyruar të largohet nga fusha në pjesën e parë të sfidës kundër Juventusit: Konte e zëvendësoi përpara kohe me Matias Vesinon.

Nga analizat e para mjekësore ka rezultuar një dëmtim në kofshën e djathtë. Edhe Diego Godin u zëvendësua përpara përfundimit të ndeshjes me Alesandro Bastonin.

Qendërmbrojtësi uruguaian, sipas raportimit të mediave italiane, ka ndjerë shqetësime në gju.