Shifra dhe kuriozitete nga faza e grupeve të “Rusi 2018”

29/06/2018 - 12:12

Me përfundimin e fazës në grupe, botërori “Rusi 2018” do të bëjë një ditë pushim, para se të vijojë me takimet e fazës së 1/8-ave, ndërsa tashmë është koha e bilanceve për këtë pjesë të parë.

– Kështu janë luajtur në total 48 takime, nga të cilat vetëm 9 kanë përfunduar në barazim dhe nga këto, vetëm një ka përfunduar në barazim pa gola.– Në total janë shënuar 122 gola, një shifër e kënaqshme dhe me një mesatare prej afërsisht 2.5 golash për ndeshje. Vlen të përmendet se 16 gola janë shënuar me penallti dhe 9 kanë qenë autogolat.

– VAR-i u konfirmua si risi dhe si protagonist në këtë Botëror, pasi janë akorduar plot 24 penallti, pra mesatarisht një 11-metërsh në çdo dy ndeshje. Nga këto janë shndërruar në gola 18 dhe janë pritur nga portierët ose kanë përfunduar jashtë kuadratit 6.

– Vetëm 3 skuadra arritën të marrin 9 pikë të plota në grupe, dhe këto janë Uruguai, Kroacia dhe Belgjika.

– Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve, ku u renditën të fundit me vetëm 3 pikë dhe me një golavarazh -2. Kjo ishte hera e parë që Gjermania nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve, në historinë e kampionateve botërorë.

– Për herë të parë që nga viti 1982, në fazën e 1/8-ave nuk kualifikohet asnjë skuadër afrikane. Fillimisht Egjipti dhe më pas me radhë Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia, i dhanë lamtumirën Rusisë.

– Japoni bëhet e para skuadër që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të një botërori, falë Fair Playt. Aziatikët e mbyllën fazën në grupe në kuotën e 4 pikëve, dhe me golavarazh 4-4, po aq sa Senegali. Edhe sfida direkte mes këtyre skuadrave kishte përfunduar në barazim 2-2, ndaj Japonia avancoi më tej sepse kishte më pak kartonë të verdhë.

– Golshënuesi më i mirë i fazës së grupeve është Harry Kane me 5 gola të shënuar, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me nga 4 të tillë.

– Sulmuesi i Kroacisë, Nikola Kaliniç u bë futbollisti i parë që i dha lamtumirën Botërorit. Ai u përjashtua nga trajneri kroat Daliç, vetëm dy ditë pas ndeshjes së parë të Kroacisë, ndaj Nigerisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Itali prisnin një tjetër rezultat dhe sidomos një tjetër paraqitje të Juventusit në 1/8 e Champions.

Cristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lionit, dje në mbrëmje.

Koronavirus vë në rrezik real fillimin e këtij sezoni të Formula 1.

Nuk ka më asnjë dyshim, Kalidou Koulibaly do të luajë në radhët e PSG-së duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Një futbollist i Pianese, skuadër kjo që militon në Serie C italiane ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus.

Ish-kampionia e Europës në vitin 1986, Steaua e Bukureshtit, nuk po fiton në kampionatin rumun që prej tri ndeshjes dhe kjo sipas preside

Prestigjozja franceze L’Equipe ka zbuluar një tjetër episod konflikti midis PSG-së e Neymarit.

Tifozët e Bajernit vazhdojnë fushatën e tyre “20splenty” dhe dërguan një tjetër mesazh nga “Stamford Bridge”, për çmimet shumë të shtrenj