Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi, u shfaq i kënaqur në fund të sfidës ndaj Skënderbeut të cilën skuadra e tij e mbylli në barazim ndërkohë që foli edhe për rikthimin e Latif dhe për dy emra të lakuar në merkato.

Çfarë morët nga ky takim me Skënderbeun?

Mendoj se morëm atë për të cilën e bëmë këtë miqësore. Për të parë ekipin, edhe për të parë ndonjë lojtar të ri që kemi marrë. Shkoi mirë deri diku, në këto ndeshje shihen më shumë defektet, që soti patëm disa. Të mundohemi të përmirësohemi deri sa të fillojë kampionati.

Sulmi do mbetet vetëm me Latif, apo do tentohet edhe bullgari Vasiliev?

Patjetër, ne si staf na vjen mirë që Latif u kthye. Nëse kjo merkato do na ofrojë ndonjë lojtar shumë më cilësor se këta që kemi, ne do bëjmë maksimumin për ta afruar.

Çështja Arapi…

Arapi duhet të zgjidhë problemet me klubin në Turqi, dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë.

Ku e shohim Teutën në gjysmën e dytë të sezonit?

Mendoj se objektivi jonë është që të vazhdojmë atë ecuri që patëm fazën e dytë. Kjo është dëshira dhe objektivi jonë, shpresoj t’ia arrijmë deri në fund.