Afrimi i një qëndërmbrojtësi sjell largimin e një tjetri. Pas zyrtarizimit të boshnjakut Kenan Hreljic i cili u bë zyrtarisht pjesë e Teutës, nga skuadra durrsake është larguar shtatlarti tjetër i prapavijës Silvestër Shkalla.

Pas pesë viteve si lojtar i Teutës, mbrojtësi ka mbyllur bashkëpunimin me durrsakët dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re. Shkalla këtë sezon nuk ka pasur minuta të shumta me ekipin dhe për këtë arsye është marrë vendimi për ndërprerjen e kontratës.

24-vjeçari ka zgjidhur me konsensus kontratën me Teutën dhe do tashmë është vënë në kërkim të një tjetër skuadre për të vazhduar karrierën. Zyrtarizimi është bërë vetë nga Teuta, teksa në një postim të tyre në faqen zyrtare, njoftojnë se Shkalla nuk është më një lojtar i “Djemve të Detit”, dhe i urojnë suksese në karrierën e tij.

Njoftimi i klubit:Silvester Shkalla nuk do të jenë më pjesë e Teutës. Klubi I Futbollit Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Silveter Shkallen qendërmbrojtësi ka zgjidhur me konsenus kontrata me Teutën. KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierë.