Situatë aspak e qetë te Reali i Madridit në këto di të para të vitit 2019. Polemikat e humbjes ndaj Sociedadit nuk kanë fund. Njëra prej tyre ka të bëjë edhe me Gareth Bejlin.

Uellsiani i cili mungoi ditën e djeshme për shkak të një dëmtimi në sfidën ndaj Vijarealit, e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Bejl nuk priti të mbaronte sfida në “Santiago Bernabeu”, por u largua që në minutën e 78-të.

Largimi i Bejlit nga stadiumi, para përfundimit të sfidës, nxjerr në pah situatën aspak pozitive që klubi madrilen po kalon.

Nuk bëhet e ditur arsyeja specifike e largimit të uellsianit, teksa kamerat e një programi sportiv spanjoll e kanë fiksuar 29-vjeçarin duke braktisur shokët e skuadrës në momentin më të keq.