Nigerian Peter Olainka do të sjellë sërish shumë të ardhura në arkën e klubit korçar. Sulmuesi Nigerian që shpërtheu tre sezone më parë në Kategorinë Superiore, fillimisht me Bylisin dhe më pas te Skënderbeu, pritet të shitet në janar nga klubi belg i Gent, që ka në pronësi kartonin.

Aktualisht ai është pjesë e Zultes në kampionatin belg, ndërkohë që sipas informacioneve më të fundit nga klubi korçar, Olainka në janar do të shitet mbi 8 milionë euro. Kësisoji, Skënderbeu do të përfitojë rreth 1 milionë euro, duke qenë se ka mbajtur 10% të kartonit të nigerianit. Kujtojmë që korçarët fituan 1.1 milionë euro dy vite më parë nga shitja e Olainkës te Gent. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e re e nigerianit në janar.