Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqitare, Taulant Xhaka. Klubi zvicëran ka njoftuar se mesfushori do t’i nënshtrohet operacionit në gju, pasi ka dëmtuar ligamentin e mesëm kolateral, e për rrjedhojë do ta mbyllë këtu sezonin futbollistik.

Xhaka u dëmtua disa muaj më parë dhe nuk ka dhënë kontribut për skuadrën e tij në këtë sezon.

Mjekët e Baselit në fund arritën në përfundimin se operacioni është i pashmangshëm.

Për shkak të dëmtimit të pësuar pak muaj më parë, tashmë lojtari është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit në gju, për të shpresuar rikthimin në kohë sezonin e ardhshëm.