Klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se është ndërprerë bashkëpunimi me Tefik Osmanin. Mbrojtësi shtatlart pas një sezoni te durraskët, largohet dhe destiancion është Tirana, pasi është gjetur akordi.

Pritej vetëm përfundimi i aventurës europiane, që të njoftohej ky vendim nga klubi i Teutës.Njoftimi i klubit:Zyrtare: Tefik Osmani largohet nga Teuten. Klubi njofton se mbrojtësi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes.

KF Teuta falenderon Osmanin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt europes dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Ndërkohë ka reaguar vet Tefik Osmani, i cili përmes statusit në “Facebook”, ka falenderuar presidencën dhe Shkëmbin.