Shefi i klubit të Teutës, Enid Furxhi përsëriti se Kupa e Shqipërisë është objektivi parësor i “djemve të detit”, i vendosur që në fillim të këtij sezoni.

Pasi shorti i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë i vendosi përballë Kukësit, Furxhi uron që Kupa e Shqipërisë të vendoset këtë vit në qytetin bregdetar.

“Është objektiv i klubit që në fillim të sezonit. Ky është dhe 100-vjetori i themelimit të klubit. Për të gjithë tifozët dhe qytetin e Durrësit shpresojmë të dërgojmë një trofe këtë sezon”, u shpreh shefi i klubit të Teutës Enid Furxhi.