Teuta e futbollit bën plot 1 shekull nga data e krijimit. Më 29 janar 1920 është themeluar klubi nga Durrësi, që në fillesat e veta ka mbajtur emrin “KS Urani”.

Gjatë viteve, durrsakët kanë ndërruar shpeshherë emër, duke vijuar në fund me Teuta në nder të mbretëreshës Ilire. “Ylli i Kuq Durrës, SK Puna apo Lokomotiva”, janë disa nga emrat që klubi sportiv ka përdorur ndër vite.

Në një video të publikuar në kanalin zyrtar të klubit, Teuta uron mbështetësit dhe ata që kanë dhënë ndër vite kontributin me fanellën e durrsakëve. “Djemtë e Detit” kanë edhe një surprizë për tifozët, teksa premtohet një trofe në funin e këtij sezoni edhe si shkak i 100 vjetorit të themelimit.