Teuta do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku të shtunën do të ndeshet me Skënderbeun në orën 17:00. Ndeshja e javës së 23-të për Kategorinë Superiore, i sheh durrsakët në një transfertë të vështirë që gjithmonë ka rezervuar surpriza. Teuta u rikthye te suksesi në fundjavë, duke mposhtur 3-1 Vllazninë.

Trajneri Edi Martini do jetë më i qetë në duelin e radhës, pasi kapiteni Renato Arapi dhe Rubin Hebaj janë dy rikthimet e rëndësishme në kampin durrsak. Mbrojtësi mungonte prej dy javësh si shkak i një dëmtimi, ndërsa shkodrani i sulmit nuk ishte i gatshëm për shkak të gjendjes gripale.

Mungesë për duelin me Skënderbeun do të jetë Lorenco Vila, që është ndëshkuar me kartonin e katër të vedhë dhe kësisoj duhet të bëjë një ndeshje pushim.