Fitore 2-1 mori edhe Kastrioti në sfidën e luajtur në “Redi Maloku” përballë Teutës, por ky triumf mund të mos mjaftojë që krutanët të sigurojnë mbijetesën, pasi fati i tyre tashëm është në dorën e të tjera skuadrave.

Trajneri Shkëmbi kishte disa mungesa dhe Kastrioti ishte më i motivuar dhe i vendosur për të fituar. Rastet ishin të shumta në pjesën e parë dhe traversa e ndali Roxher.

Me rrjeta të paprekura u mbyll 45-minuteshi i parë.Skuadra e Devollit vuajti jo pak në sfidën e sotme, teksa e zhbllokoi sfidën vetëm në minutën e 69’ me anë të Roger, ndërsa 3 minuta më vonë ishte Vatnikaj që dyfishoi shifrat.

Teuta rihapi takimin në minutën e 85-të me anë të Sherif Kallakut, por pa ia dalë të marrë qoftë edhe një pikë nga kjo transfertë.