Teuta vijon me intensitet përgatitjet verore e njëkohësisht drejtuesit e klubit po përpiqen të afrojnë lojtarët e duhur për të përballuar me sukses ndeshjet në Europa League dhe rritur pretendimet për sezonin e ardhshëm.

Gjatë ditës së sotme ka firmosur me klubin bregdetar Albano Aleksi, që sezonet e fundit ka spikatur te Luftëtari. Mesfushori 26-vjeçar do të jetë i lidhur me “Djemtë e Detit” për dy sezonet e ardhshme.

Gjendja e grupit shfaqet e kënaqshme dhe lojtarët po i përgjigjen pozitivisht programit të specifikuar përgatitor.Për t’i parë lojtarët në veprim e për të krijuar një ide mbi gjendjen e tyre, klubi ka vendosur që të përballet në një test miqësor me Laçin, në stadiumin “Niko Dovana”.

Ndërkohë, mbrojtësi shkodran, Esin Hakaj, ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi në Facebook, largimin nga Teuyta.

“Përshëndetje! Sot, zyrtarisht, nuk jam më lojtari i Teutës. Dua të falënderoj drejtuesit dhe në veçanti presidentin Edmond Hasanbelliu, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. I uroj suksese ekipit të Teutës. Faleminderit!”.