Fituesit e Kupës së Shqipërisë Teuta do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës me ekipin izraelit të Beitar Jeruzalem.

Ky ishte verdikti i shortit të mbajtur përpara disa minutash në Nion të Zvicrës për raundin e parë të Ligës së Europës. Takimi i parë do të luhet në datën 27 gusht në Durrës.