Teuta ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore me ekipin e Egnatias, duke përfituar nga pauza e kampionatit prej ndeshjeve të kombëtareve.

Në fushën e qytetit të Rrogozhinës, ekipi i Bledi Shkëmbit fitoi minimalisht 0-1, me një gol që erdhi vetëm në minutën e 89-të të takimit, me penallti nga Emiliano Vila. Djemtë e detit mbyllin kështu përgatitjet për këtë javë, ndërsa dita e dielë do të jetë pushim.

Nga e hëna, grupi i Shkëmbit i rikthehet stërvitjes, ku të gjithë do të përqendrohen tek ndeshja e javës së katërt në Superiore përballë Vllaznisë.