Klubi i Teutës vijon ende spastrimet në skuadër dhe pas Amadou Latif e Erlis Frashërit, sot ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit edhe me dy futbollistë të tjerë që veshën fanellën e ekipit gjatë këtij sezoni.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin shkodran Ditmar Bicaj dhe mesfushorin Sekou Camara, të cilët iu bashkuan Teutës verën e kaluar, pasi lanë Flamurtarin.

Në një postim në rrjetet sociale, Teuta ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me të dy këta futbollistë, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë gjatë sezonit që sapo u mbyll.N

dërkohë, paralelisht drejtuesit durrsakë vijojnë punën për t’u përforcuar në prag të garave europiane, ndonëse ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë futbollist.