Duhej të ishte festë pas fitores së Superkupës, por nuk ka qenë e tillë rruga për në kthim e disa tifozëve të Partizanit.
Autobusi ka ndaluar në mes të rrugës, dhe për këtë arsye është bllokuar edhe rruga që të çon nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse dhe autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë.