Tottenham me stadiumin më të shtrenjtë në Britani

Postuar: 13/03/2018 - 11:40

Tottenham Hotspur do ta bëjë impiantin e ri në rrënojat e White Hart Lane, stadiumin më të kushtueshëm të futbollit britanik.Skuadra londineze ka zbuluar çmimet e biletave sezonale për impiantin e ri që zëvendëson White Hart Lane dhe që do të ketë një kapacitet maksimal 62 mijë vende.

Spursat po luajnë aktualisht të gjitha ndeshjet e tyre në stadiumin Wembley, duke shpresuar se do të rikthehen në shtëpinë e re në sezonin 2018-19.Krahu jugor i stadiumit, do të presë gati 18 mijë tifozë dhe do të jetë më i madhi në Europë i këtij tipi.

Çmimet e biletave sezonale variojnë nga 800 Paund deri në 2220 Paund për impiantin e ri në Londër. Vendet më të shtrenjta në impiantin që do të prezantojë shumë risi në Premier Lige, do të ofrojnë dhe një bar privat, si dhe kateringun cilësor para dhe gjatë ndeshjes. Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se do të ofrohen 42 mijë bileta sezonale, dyfishi i atyre që ofronte White Hart Lane.

Do të jenë në total 60 pika kateringu dhe pijesh në stadium, duke përfshirë dhe një bar në vijën fatale të një porte plot 65 metra i gjatë, më i gjati në Britaninë e Madhe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Skuadra italiane Vicenza Virtus është vënë në qendër të kritikave pasi zëvendësoi djemtë që kapin topat pas porte me adoleshente gjysm

   Skena të frikshme u kapën nga kamerat amatore në Meksikë para ndeshjes derbi mes Tigres dhe Monterrey, ku një tifoz mbeti thuajse i vd

Interi do të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Fiorentinës, pikërisht trajnerin Luciano Spalletti i cili nuk do t’i përcjell

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Tri ndeshje në katër ditë rezervon kalendari për durrsakët, të cilët e nisin pikërisht të mërkurën për Kupë me Turbinën, më pas të shtunë

Pesë pikë në po kaq javë, dy gola të shënuar dhe 4 të pësuar janë shifra që nuk i shkojnë për shtat ambicieve dhe lojës së treguar nga Te

 Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.