Verona nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme të Serisë A të ndalte Napolin, teksa u mposhtën me rezultatin 0-2. Megjithatë, kjo nuk e pengon trajnerin Juriç të vlerësojë futbollistët e tij.

Kroati thekson se Kumbulla, Rrahmani apo Amrabat nuk i donte askush në fillim por ata tashmë janë rritur dhe shndërruar në futbollistë të shkëlqyer.

“Kemi marrë djaloshë të cilët nuk i donte njeri. Amrabat në huazim, Rrahmanin për dy milionë euro dhe Kumbullën që luante te Primavera. Janë rritur dhe janë shndërruar në futbollistë të shkëlqyer. Dy të parët i kam humbur, ndërsa Kumbulla është në merkato”, u shpreh Juriç.