Mbetet e paqartë e ardhmja e Maurizio Sarrit në stolin e Napolit. Trajneri italian nuk ka rinovuar  ende kontratën me të kaltrit pasi është në pritje të vendimit që do të marrë Chelsea-it për shkarkimin ose jo të Antonio Contes pas finales së FA Cup ndaj Manchester United.

Por nuk janë blutë e Londrës klubi që mund të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh të largimit të Sarrit nga Napoli, por Zeniti i Shën Petersburgut. Drejtuesit e klubit rus janë të fiksuar pas trajnerëve italianë dhe pas Spallettit e Mancinit synojnë Sarrin.

Zeniti i ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 8-9 milionë euro në sezonit teknikut aktual të Napolit i cili ka ende dyshime se cilin klub duhet të zgjedhë për të vazhduar karrierën.