Turqia ishte një nga shtetet e fundit në Europë që ndali futbollin për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Por ashtu si në të gjithë Europë, ky virus vdekjeprurës ka shpërthyer edhe në Anadoll. Ditën e hënë bilanci mori përmasa dramatike pasi numri i të prekurve e kaloi shifrën e 1500 personave.

Koroanvirusit në Turqi nuk mund t’i shpëtonte as futbolli pasi pozitiv me Covid-19 ka rezultuar një nga njerëzit më të rëndësishëm të futbollit turk, ish-trajneri i kombëtares turke dhe trajneri i kampionëve në fuqi, Fatih Terim.

Ka qenë vetë trajneri i Gallatasarajit ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka rezultuar pozitv pas testeve të fundit dhe se ishte në spital.

“Sipas testeve që kreva sot, rezultatet ishin pozitive. Unë jam në duar të sigurta në spital. Mos u shqetësoni. Do të komunikojmë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruante Terim në adresën e tij në rrjetet sociale.

Ai nuk është i vetmi person nga Gallatasaraj që rezulton pozitiv me këtë virus të rrezikshëm pasi edhe zëvendëspresidenti i klubit dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar po ashtu të prekur nga virusi.