Futbollisti i Borusia Dortmundit Xhejdën Sanço ironizoi vendimin e Federatës Gjermane të Futbollit, e cila e gjobiti për shkak se nuk u qeth në shtëpinë e tij duke respektuar protokollin shëndetësor.

Lojtari anglez e ka konsideruar vendimin e Federatës Gjermane (DFL) një “shaka absolute”, por duke ndjerë se mund të ndëshkohej sërish, e ka fshirë komentin në llogarinë e tij në “Twitter”.

Sanço u gjobit së bashku shokun e skuadrës Manuel Akanzhi pasi u qethën nga një berber në shtëpinë e tyre pa maska.