Braziliani Rafinja i dha fund aventurës me Bajernin e Mynihut pas plot 8 sezonesh, teksa ka zgjedhur të rikthehet në atdheun e tij. 33-vjeçari është zyrtarisht lojtar i Flamengos, teksa lajmi është bërë publikë edhe nga vetë klubi brazilian nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Mbrojtësi në të kaluarën është aktivizuar me Kortibën, Shalken dhe Xhenoan, teksa do të provojë një tjetër aventurë në kampionatin brazilian, pas plot 14 vitesh, që nga sezoni 2005, kur Rafinja mbante veshur fanellën e Kortibës. Me Bajernin 33-vjeçari u aktivizua 179 takime, ku arriti të realizonte edhe 5 gola.